Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar do të vizitojë Tiranën në prag të fillimit të fushatës për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Mësohet se zyrtari i Departamentit të Shtetit, njëherësh i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor do të mbërrijë në Tiranë në datën 11 prill e do të qëndrojë deri në 13 prill.
Gjate qëndrimit në Shqipëri, Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar do të takojë presidentin e republikës Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Gjithashtu si përfaqësues të Partisë Demokratike ai do të takojë, Enkelejd Alibeajn, Gazment Bardhin e Jorida Tabaku.