Përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabirel Escobar ka folur lidhur me ambasadorët amerikane në rajon. Në një intervistë të dhënë për Top Channel, Gabriel Escobar tha se disa nga ambasadorët amerikanë në rajon janë vënë nën sulm personal. Sipas Escobar, kjo është një gjë e pajustifikuar dhe nuk ka të bëjë me çështje personale por çështje politikash. Ndaj dhe sipas tij, sulmet ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim, janë tërësisht personale.
PJESË NGA BISEDA:
Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Nuk është kurrë. Do të thosha se në rajon, të gjithë ambasadorët tanë veprojnë me mbështetjen e plotë të Sekretarit të Shtetit dhe Presidentit. Të gjithë ata po veprojnë në përputhje me vlerat dhe politikat tona. Dhe është për të ardhur keq që disa nga Ambasadorët tanë në rajon janë vënë nën sulm personal. Para së gjithash, mendoj se është e pajustifikuar. Por së dyti, mendoj se është gjithashtu jodiplomatike, sepse ajo që po bën Ambasadorja jonë është pikërisht ajo që Sekretari dëshiron të bëjë. Nuk është diçka personale. Është çështje politikash. Mendoj se të gjithë duhet ta njohin këtë. Dhe në fakt, nëse do të më duhej të shtoja një opinion personal, ne kemi një nga Ambasadorët më të mirë të Shërbimit të Jashtëm që shërben në Shqipëri. Pra, nuk është një çështje profesionale. Është diçka personale