Për’puthen 2 duket se ka lënë gjurmë me konkurrentët dhe dramat e tyre vazhdojnë edhe jashtë.
Trekëndëshi i formuar mes Ledianës, Mevlanit dhe Antonelës rrëmbeu vëmendjen maksimale, por pas daljes nga Për’puthen Mevlani dhe Antonela mbajtën kontakte me njëri-tjetrin. Dy ish-konkurrentët kanë treguar nëpër intervista të ndryshme si dhe me daljet e tyre të herë pas hershme se kanë pasur një raport të mirë shoqëror.
Por ajo çfarë u ka tërhequr vëmendjen ndjekësve është fakti që Antonela e ka hequr nga lista e ‘following’ Mevlanin dhe kur u pyet për këtë në koment, 25-vjeçarja dha një përgjigje që se prisnim.
“Se është askushi për mua”, – ju përgjigj Antonela ndjekësit.
Mevlani nga ana tjetër nuk ka reaguar fare, por e hoqi edhe ai nga personat që ndiqte, orë më vonë.
Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur midis dyshes, e cila gjithmonë janë shfaqur para publikut si miq dhe asgjë më shumë. Madje ditët e fundit Antonela i kishte bërë repost ne story-t e saj disa gjërave në lidhje me Mevlanin, si dhe hera e fundit në një video bashkë ishte para 2 javësh, ku Antonela dhe Mevlani dukeshin shumë mirë me njëri-tjetrin.
Nga ana tjetër, vlen për tu përmendur se kohët e fundit Mevlani dhe Ledjana kanë folur mirë për njëri-tjetrin.
I ftuar te Shqipëria Live , kur doli një foto e tij me Ledjanën në ekran ai tha:
“Më pëlqen shumë kjo foto dhe e shikoj shpesh këtë foto. E kam në telefon, jo veç këtë po kam shumë foto të (Ledjanës), që kemi bërë. unë si kam fshirë akoma”
Ndërkohë Ledjana e mbrojti Mevlanin, kur dikush e quajti fallco në komentet e një videoje në TikTok:
Mevlani gjithashtu para 2 ditësh kishte shkuar te vendi i takimit ku dha puthjen e parë me Ledjanën dhe shkroi : “Fiks te kjo tavolina është një kujtim shumë i bukur për mua”
/Priza.al/