Rita Ora pritet të dhurojë një super atmosferë mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Këngëtarja me famë botërore pritet të performojë sonte së bashku me emra të njohur të muzikës shqiptare në sheshin “Skënderbej”. Ky concert mbahet në kuadër të ‘Tirana European Youth Capital 2022’, i cili do të jetë falas.
Kjo është hera e tretë që këngëtarja me origjinë shqiptare do të performojë në kryeqytetin e Shqipërisë gjatë karrierës së saj. Pak orë më parë, Rita me një postim në rrjetet sociale ka njoftuar edhe njëherë se sot është dita e koncertit dhe i fton të gjithë të jenë pjesë e saj.
“Është dita e spektaklit! Ky udhëtim ka qenë i jashtëzakonshëm dhe mezi po pres për sonte! Sigurohuni që të arrini në sheshin Skënderbej herët për t’i parë të gjitha vajzat që do të interpretojnë sonte! Shihemi më vonë njerëz”, shkroi ylli i muzikës.
Koncerti tashmë ka nisur dhe krahas Rita Orës, në skenë do të performojnë edhe Kida, Semi Jaupaj, Efi Gjika dhe Ronela Hajati.