Sipas një studimi të kryer në Britaninë e madhe, mësojmë se një person shpenzon mesatarisht 3 orë të javës në tualet.
Njeriu shkon në banjo 3 deri në 4 herë në ditë, e keni pyetur ndonjëherë veten se përse njerzit shpenzojnë kaq shumë kohë në tualet dhe përgjigja është shumë e qartë njerzit shkojnë në banjo me telefona në duar dhe aty qëndrojnë duke parë video, foto, ose duke dërguar mesazhe .
Shkaktari kryesorë i hemorroideve është pikërisht qëndrimi ulur për një kohë të gjatë është përgjithësisht i dëmshëm .Qëndrimi për një kohë të gjatë në tualet dhe njëkohësisht “lëvizja” në Instagram janë padyshim aktivitete që mund t’i shmangni.
Por duhet të dini se qëndrimi ulur krijon presion shtesë në venat e vendosura në rektum, gjë që mund të çojë në shfaqjen e hemorroideve, të cilat mund të jenë jashtëzakonisht të pakëndshme, të dhimbshme dhe të shkaktojnë gjakderdhje.
Dhimbja, kruajtja dhe shfaqja e kokrrave janë simptomat më të zakonshme të hemorroideve dhe për të reduktuar mundësinë e shfaqjes së tyre, mund të përpiqeni të uleni sa më pak të jetë e mundur, të rrisni aktiviteti fizik dhe të konsumoni një sasi të mjaftueshme uji.