‘Është e njëjta dorë… Projekt politik për intimidimin e shqiptarëve’

Nga Ylli Manjani

Aaaaa, po kjo lista e pagave të muajit prill ‘21 shpjegon të gjithë situatën.

Qartësisht, dukshëm fare, shihet se është e njëjta dorë që bëri patronazhistët. Janë të njëjtat të dhëna plus paga e deklaruar.

Tashmë nuk çuditem që ka edhe database të tjera që lidhen me gjobat, kreditë, barrët siguruese e ndoshta edhe kadastra.

Por këto të dhëna i kanë mbajtur patronazhistët për të shantazhuar, blerë ose demotivuar votuesit.

Ja ku doli koka e muhabetit!

Dhe sigurisht që për këto gjëra akuzohet opozita… hahahahahahahahaha.

Ku ma gjen të ishte opozita kaq e organizuar…

Dukshëm sherret e brendshme në PS që çuan në denoncimin e listës së patronazhistëve, por bëjnë “transparencën” e plotë të kësaj skeme.

Është e NJËJTA DORË!

Është projekt i pastër politik me qëllim intimidimin politik dhe elektoral të shqiptarëve!

Faktet flasin qartë!

Vështirë të gjendet e vërteta tashmë, sepse vjedhja e të dhënave ka kohë që ka ndodhur. Por përgjegjësit që kanë për detyrë të ruajnë këto të dhëna, duhet të jenë pas hekurave!

Të paktën të mos vidhen të dhënat e përditësuara…

***

Nuk e di çmendon zonja Yuri-ste!!

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *