Lojtari më i mirë në botë, i cili ka fituar 6 herë “Topin e Artë”, Lionel Messi është vënë në syrin e presidentit të PSG-së Nasser Al-Khelaifi. Në intervistën e tij të fundit për “L’Equipe” ai është përpjekur ta joshë Messin që t’i bashkohet skuadrës së tij. Ndër të tjera ai u shpreh se të gjithë lojtarët e mëdhenj duan të luajnë për klubin parisien.
Messi pritet të nënshkruajë marrëveshje të re me Barcelonën këtë verë, për t’iu dhënë fund thashethemeve për të ardhmen e tij, por Al-Khelaifi nuk duket i dorëzuar.
“Nuk është e pamundur t’i blejmë të gjithë ata, sepse ne tashmë kemi futbollistë të mëdhenj në skuadër. Thënë këtë, Messi është Messi, lojtar fantastik. I thashë presidentit (të Barcelonës, Joan Laportës se kontrata e tij (Messit) do të mbarojë dhe çdo klub ka të drejtë të bisedojë për ta afruar atë falas për sezonin e ri”,- shtoi ai.
/Priza.al/