Ka filluar të luhet që në orën 21:00 ndeshja e “Conference League” midis “Union Berlin” dhe “Maccabi Haifa” e vlefshme për Grupin E.
Një përballje që është diçka më shumë. Për herë të parë, një ekip izraelit do të luajë në “Olympiastadion” ku Olimpiada e organizuar nga Gjermania naziste u zhvillua 85 vjet më parë në vitin 1936 në prani të Adolf Hitlerit.
“Nuk është një ndeshje si gjithë të tjerat për ne, këtu kanë ndodhur mizoritë më të mëdha”,- tha trajneri i “Maccabi Haifa”, Barak Bakhar, duke nënvizuar vizitën shumë të përzemërt që lojtarët bënë në Memorialin “Shoah” të qytetit.
“Ne e dimë shumë mirë që kjo ndeshje ka një rëndësi të veçantë që shkon përtej aspektit sportiv”.
Gjatë vizitës në Memorial, ekipi vendosi një kurorë, një flamur izraelit dhe një flamur të “Maccabi Haifa” në një nga pllakat e përkujtimores.
/Priza.al/