Anglia theu mallkimin 55-vjeçar ndaj Gjermanisë në ‘Wembley’ dhe tifozët festuan si të çmendur kualifikimin në çerekfinale. Sot më shumë se kurrë ishullorët besojnë se nuk ka më asnjë pengesë në rrugën e tyre për të realizuar ëndrrën. Southgate nuk do të kujtohet më vetëm për penalltinë e fundit në “Euro96”, do të kujtohet edhe si trajneri që mposhti për herë të parë gjermanët pas më shumë se një gjysmë shekulli.
“Është një rezultat i madh. Anglia nuk arrinte të mposhte Gjermaninë në një sfidë direkte që nga viti 1966. Nuk kemi qenë në gjysmëfinale që nga 1968, pra këto lojtarë kanë sërish një tjetër mundësi për të rishkruar historinë. Kemi qenë në një gjysmëfinale evropiani vetëm një herë, këto lojtarë kanë një mundësi për të arritur diçka me të vërtetë speciale”, u shpreh Southgate në konferencë për shtyp.
Më në fund edhe Harry Kane arriti të gjente fundin e rrjetës, duke shënuar golin e parë në këtë Europian.
“Pavarësisht presionit të madh dhe pritshmërive që kishin ndaj nesh ia dolëm. Është një moment që askush nuk do ta harrojë. Kishim një zjarr të madh përbrenda dhe një dëshirë të madhe për të thyer më në fund Gjermaninë dhe për të vijuar më tej. Të gjithë sulmuesit duan të shënojnë. Jam i lumtur që u zhbllokova dhe tani shpresoj të shënoj të tjerë deri në fund. Tani çdo skuadër na shikon si rrezik. Nuk mund të fikemi tani, duam të shkojmë deri në fund. Nuk mund të ndalemi tani. Shpresojmë të rikthehemi në shtëpi për gjysmëfinalet dhe finalen”, u shpreh kapiteni i Anglisë.
/Priza.al/