Është panseksuale, Demi Lovato: Familja ime dhe shoqëria më kanë mbështetur shumë

Këngëtarja e njohur, Demi Lovato muaj më parë deklaroi se është panseksuale. Pas kësaj periudhe ajo zgjodhi që të flasë rreth shoqërisë dhe familjes së saj, të cilët duket se e kanë përkrahur, shkruan Daily Mail.

28-vjeçarja në një intervistë me Ryan Mitchell ka thënë se ka mësuar shumë këto vite rreth orientimit seksual të saj.

‘Është e papërshtatshme kur njerëzit të drejtohen me ai ose ajo, andaj un i kuptoj sepse është diçka e re nga unë. Familja dhe shoqëria ime më kanë mbështetur shumë’- ka thënë Lovato.

Demi Lovato fejesën me Max Ehrich e ka konsideruar si gjest për t’i treguar të tjerëve se është mirë edhe pse në të vërtetë nuk ishte.

 

 

Por çfarë është Panseksualiteti?

Panseksualiteti është tërheqja emocionale, seksuale ndaj personave pavarësisht seksit ose gjinisë së tyre. Personat panseksual identifikohen si gender-blind pra ‘të verbër’ ndaj gjinisë, duke lënë të nënkuptuar se gjinia dhe seksi nuk janë faktor përcaktues në tërheqjen seksuale dhe emocionale ndaj të tjerëve.

Panseksualiteti mund të konsiderohet si orientim seksual më vete ose si një nëndegë e biseksualitetit, për të treguar një identitet seksual. Meqenëse personat panseksual janë të hapur për lidhje me persona që nuk identifikohen as si djalë, as si vajzë, kjo tregon se panseksualizmi e hedh poshtë dikotominë vajzë/djalë të gjinisë. Panseksualiteti si term është më gjithëpërfshirës sesa biseksualiteti. Mirëpo në komunitetin e biseksualëve ende debatohet nëse termi panseksual është më gjithëpërfshirës krahasuar me termin biseksual.

 

 

/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *