Është përfshirë nga skandalet, por ja kush janë 4 kandidatët për kreun e RTSH-së!

Katër janë kandidatët që do të janë miratuar nga Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar, për të qenë në garë për kreun e televizionit publik. Emrat e përzgjedhur janë Enkelejd Joti, Iris Luarasi, Moza Haxhiaj dhe Laureta Roshi, të cilët kanë plotësuar dhe kriteret e nevojshme për të qenë pjesë e garës.

Enkelejd Joti tashmë është në krye të QSUT-së, dhe një rikthim në skenën mediatike është i mundshëm, sa kohë që më parë Joti ka drejtuar Top Channel. Emri i tij është i preferuar edhe për kryeministrin Edi Rama, ndërkohë që RTSH vazhdimisht është akuzuar për varësi nga partia në pushtet.

Moza Haxhiaj ka mbajtur për disa vite me radhë postin e kryeredaktores në RTSH, dhe ka shprehur ambicien që tashmë të mos jetë vetëm në drejtimin e lajmeve, por në një nivel menaxherial.

Iris Luarasi, pedagoge në Universitetin e Tiranës, në departamentin e gazetarisë dhe komunikimit. Ajo ka qenë kryesisht e fokusuar te çështjet e të drejtave të grave, dhe ka drejtuar disa OJF.

Laureta Roshi, gazetarja e cila është angazhuar në disa çështje të prekshme sociale.

Gara në RTSH ka nisur pas arrestimit të ish-drejtorit Thoma Gëllçi, nën akuzën e korrupsionit, ndërkohë që postin e drejtuesit e mban përkohësisht Martin Leka, i pavotuar nga Kuvendi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *