‘Është radha e të tjerëve’, Majlinda Kelmendi tërhiqet nga sporti i xhudos

Majlinda Kelmendi, kampionia e Olimpiadës së Rio-s në 2016, ka konfirmuar se Lojërat Olimpike Tokyo 2020 janë kompeticioni i fundit i karrierës së saj.

Në vendimin e tërheqjes së saj ka luajtur edhe trajneri Drilon Kuka, i cili ka lajmëruar se Kelmendi do t’i bashkohet atij në trajnimin e xhudistëve dhe xhudokave të reja.

Majlinda ishte një favoritet për të fituar në Tokyo, por nuk ia arriti, pasi u eleminua që në raundet e para.

“Për mua kjo ka qenë gara e fundit, nuk e kam pritur që gara e fundit në karrierë do të shkojë kështu. Ishte e shkruar, kam fituar gjithçka. I kam sjellë Kosovës mjaft emocione, mjaft lot dhe tani është radha e tjerëve. Do të jem afër Tonit (Driton Kuka) për t’u munduar të nxjerrim talente të tjera nga Kosova”, është shprehur Kelmendi.

Kelmendi ‘shkroi’ histori me medaljen e artë në Lojërat Olimpike Rio 2016, kur u shpall kampione në peshën deri në 52 kilogramë. Ajo do të mbahet mend në historinë e sportit si një nga atletet më të mira të trojeve shqiptare. Kelmendi u shpall kampione olimpike, 2 herë kampione botërore dhe 4 herë kampione e Europës. Ka fituar gjithsej 29 medalje të arta në turne të mëdha të xhudos gjatë karrierës, 6 të argjendta dhe 9 të bronzta.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *