Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga emisioni “Zonë e Lirë” se kultivimi i hashashit ka pësuar rënie drastike dhe kjo ka sjellë rritje katastrofike të çmimit në tregun e zi ndërkombëtar. Kreu i qeverisë tha se në një raport flitet për rënie drastike të kultivimit të hashashit edhe në Shqipëri.
Ajo që pashë në raportin e fundit është që ka një rritje katastrofike të çmimit për shkak se s’ka prodhim, ka rënë prodhimi. Në një nga raportet e fundit, në anën tjetër të detit. Është rritur shumë çmimi sepse ka rënë prodhimi.
Flasim për pjesën që lidhet me Shqipërinë. E kam parë me një nga raportet sepse llogarit që ka kaq kohë që nuk ka më kapje nga policia italiane për shkak se ka rënien drastike të kultivimit. Ky është lajm shumë i mirë sa më takon mua, sa të takon ty, nuk është lajm i mirë sepse do lajmet e këqija.
Flasim për shitblerjen që ndodh në tregun ndërkombëtar. S’flasim për Shqipërinë se këtu nuk ka indeks. Është një raport që flet për rënien drastike të kultivimit në Shqipëri. Natyrisht kjo do të thotë që në tregun e zi ndërkombëtar çmimi ka shkuar në stratosferë”, tha Rama
Gjithashtu, Kryeministri komentoi protestën e zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundër rritje së çmimit të energjisë dhe naftës. Teksa u ndal te fotomontazhi i shpalosur nga aktori i humorit Florian Binaj, ku Rama paraqitej si Nusreti, kryeministri tha:
“Mund të kishte vënë trupin e vet me kokën time, sepse trupin nuk e ka goditur!”.
“Jam i hapur dhe i qetë përpara protestave. Protestat kanë qenë lajkmotiv që kanë shoqëruar rrugën time si kryeministër, sepse i kam pasur rregullisht poshtë dritares”, u shpreh Rama teksa komentoi protestën e ardhshme që pritet të mbahet ditën e hënë.
Ndërsa komentoi një pankartë ku shkruhej: “Kushton më shumë buka sesa hashashi“, Rama citoi një raport konfidencial sipas të cilit çmimi i kanabisit është rritur sepse nuk ka më prodhim.
“Ka një rritje katastrofike të çmimit (të hashashit) se ska prodhim. E kam parë në një nga raportet, sepse ka kaq kohë që nuk ka as kapje as nga policia italiane, sepse ka rënie drastike të kultivimit. Ky është shumë lajm i mirë sa më takon mua. Është raport konfidencial. Flasim për shit-blerjen në tregun ndërkombëtar, jo për në Shqipëri. Në tregun e zi ndërkombëtar çmimi ka shkuar në stratosferë. Flasim për furnizmin nga tregu i Shqipërisë”, tha Rama.
/Burimi: Klan Tv/