Zhvillime të reja ka pasur në veri të Kosovës, ku një grup të rinjsh në lagjen e boshnjakëve, në Mitrovicë, kanë vendosur flamurin e Kosovës dhe të Shqipërisë.
Mësohet se shkak për këtë iniciativë sipas të rinjve është për të treguar se veriu është tokë e Kosovës dhe e shqiptarëve.
Njëri nga organizatorët e këtij aktiviteti, tha se me këtë duan të tregojnë se nuk do të largohen nga atje, raporton T7.
“I kemi vënë flamujt të tregojmë që jemi këtu dhe nuk jemi duke shkuar”, tha ai.
Sakaq vetëm disa minuta më para ka nisur dhe protesta e paralajmëruar nga Lista Serbe.
Kujtojmë se ditën e djeshme lista Serve bojkotoi institucionet e Republikës së Kosovës, ku përfshiheshin zyrtarët policorë, punonjësit e gjykatave dhe institucioneve të tjera edhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq dhe kryetarët e Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçan-it.