Pas lajmit se në pyllin e Sodës në Vlorë janë gjëtur eshtrat e një njeriu nga disa punëtorë që po punonin për zgjerimin e rrugës, ka ardhur edhe reagimi i policisë.
Ekspertët e kriminalistikës kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë konstatuar se nuk bëhet fjalë për kocka njeriu.
Njoftimi i policisë:
Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për disa eshtra njeriu të gjetura në pyllin e Sodës, ju bëjmë me dije se:
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor. Paraprakisht nga veprimet e para, dyshohet se mbetjet kockore nuk janë të natyrës njerëzore.
Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme.