Update-16:40- Eskavatoristi Qemal Demiri, për fat të keq ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda që pësoi. Ai me mjetin e tij doli nga rruga, ndërsa mësohet se ka humbur jetën rrugës për në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Nga Berati, ambulanca ishte përgatitur për ta çuar me urgjencë në Tiranë, por i plagosuri nuk ia doli dot.
13:46 Eskavatori del nga rruga, i plagosuri dërgohet në Spitalin e Traumës
Një aksident me pasojë një të plagosur në gjendje të rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:20, në segmentin rrugor Poliçan-Kapinovë. Mësohet se në vendin e quajtur Ura e Plirzës, mjeti tip eskavator ka dalë nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasi Qemal Demiri, 60 vjeç, banues në Poliçan. Burimet bëjnë me dije se ai është transportuar fillimisht në spitalin Rajonal Berat, në gjendje të rëndë.
Më tej është vendosur që 60-vjeçari të transportohet për mjekim të specializuar në Tiranë. Grupi hetimor po kryen veprimet, për zbardhjen e ngjarjes.