Ethan Mbappe, fenomeni i ri i futbollit

Tifozët e futbollit në mbarë botën janë të njohur me Kylian Mbappe, fenomenin e futbollit francez.

Ylli i PSG  është një nga futbollistët më të kompletuar në botë me  shpejtësinë, driblimet dhe aftësitë e tij të jashtëzakonshme për të shënuar.

Megjithatë, një tjetër Mbappe ka filluar të bëjë bujë në botën e futbollit – vëllai i vogël i Kylian, Ethan Mbappe.

Ethan po ndjek hapat e vëllait të tij, duke tërhequr vëmendjen e disa agjentëve të cilët kanë vënë re aftësitë e tij në fushë.

Futbollisti i ri ndan të njëjtin pasion dhe këmbëngulje si Kylian, dhe ai ka një talent të lindur që mund ta bëjë atë mrekullinë e ardhshme të futbollit.

Ai është në prag të vendosjes si një futbollist profesionist me PSG-në.

Ethan Mbappe dhe PSG ranë dakord për një kontratë të re në qershor 2021, e cila parashikohet të “skadojë” në vitin 2024.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *