Ethet e Champions League: tifozët përplasen me policinë në Porto

Në prag të etheve të finales midis Manchester City dhe Chelsea, qyteti Portugez ka filluar të mbushet nga tifozët e dy ekipeve. Priten rreth 6.000 mbështetës nga të dyja skuadrat që të marrin pjesë në ndeshjen e Champions League në stadiumin e Do Dragao në Porto.

Nuk mund të thuhet se ardhja e tyre nuk është vënë re, pasi disa orë larg eventit të shumëpritur, disa tifozë të Manchester City dhe Chelsea u përplasën fillimisht me njëri-tjetrin dhe më pas me policinë, e cila ndërhyri për të qetësuar shpirtrat. Arsyeja e këtyre përplasjeve të ashpra ka qenë mosrespektimi i shtetrrethimit nga tifozët anglezë.

Sipas ‘The Mirror’, një numër tifozësh nuk ishin në dijeni të orës policore dhe efektivët kanë ndërhyrë për ti shpërndarë ato që donin të qendroni ende për të marr një pije tjetër. Kjo ka qenë shkëndija e cila ka shkaktuar mosmarrëveshjen. Bilanci final është me disa tifozë të dëmtuar.

Përsa i përket përballjes në rast fitoreje kjo do të ishte hera e parë që Manchester City do shpallej kampione, ndërsa për Chelsea-n hera e dytë.  Në prag të takimit trajneri i City-t Pep Guardiola është shprehur se ‘e ka pritur për nëntë vite këtë ditë’ dhe i ka kërkuar futbollistëve të bëjnë maksimumin në atë ndeshje që mund të bëjë t’i kalojnë pushimet në mënyrën më të bukur. Ndërkohë trajneri i Chelsea-s Thomas Tuchel thotë se njeh mirë rivalin, ndërsa i druhet Pep Guardiola që sipas tij është mësuar me suksesin dhe ka mentalitetin e fituesit.

/Burimi ‘The Mirror’: përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *