Në Elbasan janë konfirmuar edhe tre raste të tjera të personave të prekur nga virusi “Ethet e Nilit” duke e çuar në total 5 persona të prekur.
Tre rastet e fundit janë identifikuar përkatësisht në Bashkinë e Cerrikut një 84-vjeçar, në Njësinë Administrative Papër një 73-vjeçar dhe në Njësinë Administrative Tregan një 60-vjeçar.
Ata po mbahen në mbikëqyrje të plotë nga specialistët e ISHP Elbasan.
Ndërsa po gjatë këtij muaji në qarkun e Elbasanit në fshatrat Gjergjan dhe Jagodinë u identifikuan dy raste me virusin “Ethet e Nilit”, ata rezultojnë të shëruar.