Euro 2020/ Anglia shënoi në minutën e 2-të dhe reagimi i princ George s’duhet humbur

LONDON, ENGLAND - JUNE 29: Prince William, President of the Football Association along with Catherine, Duchess of Cambridge with Prince George during the UEFA Euro 2020 Championship Round of 16 match between England and Germany at Wembley Stadium on June 29, 2021 in London, England. (Photo by Eamonn McCormack - UEFA/UEFA via Getty Images)

Italia ngriti Kupën e Euro 2020 mbrëmjen e djeshme, pasi mundi Anglinë me penallti pas një ndeshjeje shumë të gjatë. Pas barazimit 1-1 në 120 minuta, heroi këtë herë ishte sërish Donnarumma, që priti tre penallti.

Ndeshja nisi me golin e anglezëve nga ylli i Manchester United, Luke Shaw i cili gjeti portën italiane në minutën e 2-të. Ai theu rekordin si rrjeta më e shpejtë e finaleve të Europianit.

Ky gol lumturoi të gjithë tifozët anglezë, por vëmendjen e tërhoqi reagimi i princit George, i cili shoqërohej nga 2 prindërit e tij, princesha Kate dhe princi William.

George përqafoi Kate për të festuar golin duke u hedhur nga gëzimi i madh.

Fotot e tij u bënë virale në rrjetet sociale dhe fansat e kanë pëlqyer shumë.

“E di që Anglia sapo shënoi, por reagimi i Princit George ishte më i bukuri!” shkruante një fans në Twitter.

 

Në minutën e 67 barazimin e solli Leonardo Bonucci. Ai u bë njëkohësisht edhe shënuesi më i jetër i historisë në finalet e Europianëve. Rezultati u ruajt deri në fund të shtesave duke çuar finalen e Euro 2020 me penallti.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *