Pritjes i erdhi fundi. Kampionati Europian i futbollit që starton pritet të jetë tepër i veçantë. UEFA do të arkëtojë një shumë rekord prej 2 miliardë Euro prej të cilave, 850 mln euro të jenë fitim për institucionin.
Fituesi i Kampionatit Europian do të fusë në “xhep” plot 30 mln Euro për trofeun.
UEFA ka bërë një plan financiar për 24 skuadrat pjesëmarrëse të Euro 2020 të cilat vetëm për praninë e tyre në fazën finale kanë të garantuar 9.5 mln Euro.
Çdo fitore në grup vlen 1 milionë euro për çdo skuadër dhe barazimi 500 mijë euro.
Kualifikimi në 1/8 u shton fond të sigurt edhe 1.5 mln euro ndërsa në çerekfinale 2.5 mln euro të tjera. Në gjysmëfinale 4 mln dhe pjesëmarrja në finale 5 mln Euro.
Duke parë shifra të tilla kuptohet edhe rëndësia e një evenimenti të tillë, që sigurisht mbush arkat e UEFA-s.
/Priza.al/