Një elefant “fallxhor” në një kopsht zoologjik në Hamburg ka vendosur që Franca do të mundë Gjermaninë në ndeshjen e parë të Kampionatit Europian.
Turnetë e mëdha të futbollit shpesh tërheqin ”fallxhorë të supozuar” të kafshëve me shkallë të ndryshme suksesi.
Yashoda 41 vjeçar, tërhoqi flamurin francez në vend të atij gjerman nga një kuti në kopshtin zoologjik ”Hagenbeck”.
Elefanti tundi flamurin në ajër dhe mori një ananas si shpërblim.
Franca është kampione e botës dhe do të përballet me Gjermaninë në Mynih.
Portugalia dhe Hungaria janë gjithashtu në Grupin F.
Elephants at Hamburg Zoo are soccer-happy ahead of the 16th UEFA European Championship. One in particular, a 41-year-old named Yashoda, will get the chance to predict the outcome of the June 15 match between Germany and France. No guesses which team they’re hoping she’ll pick. pic.twitter.com/91kuQ1dQIl
— CBS News (@CBSNews) June 3, 2021
/Priza.al/