‘EURO 2020’/ Sfidat interesante të ditës së sotme, zbresin në fushë e blertë…

Në orën 15:00 në stadiumin “Hampden Park” të Gllasgout do të luhet takimi i Grupit D, Skoci-Çeki. Në këtë grup dje u zhvillua supersfida Angli-Kroaci ku triumfatorë dolën “3 Luanët” falë golit deçiziv të Rahim Stërling.

Në orën 18:00 do të ndeshen në stadiumin “Gazprom Arena” të Shën Pjetërburgut, Polonia dhe Slovakia, e vlefshme për Grupin E.

Sakaq për të përmbyllur këtë grup, do të luajnë në orën 21:00 në stadiumin “Estadio de La Cartuja” të Sevijas, Spanja ndaj Suedisë.

Në Evropë filloi të premten festa e madhe e futbollit, Kampionati Evropian EURO 2020 me ndeshjen Itali-Turqi (3:0).

Holanda fitoi kundër Ukrainës me rezultatin 3-2.

Zvicra dhe Uellsi u ndanë në ‘paqe’, me rezultatin 1-1.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *