Ukraina fitoi 2-1 ndaj Maqedonisë së Veriut, duke siguruar 3 pikët e para në grupin C të Euro 2020. Maqedonia e Veriut regjistroi humbjen e dytë radhazi pas asaj kundër Austrisë në debutim. Golat e fitores erdhën në pjesën e parë për Ukrainën.
Andriy Yarmolenko u gjend i lirë në zonën kundërshtare pas gjysmë ore lojë dhe dërgoi topin në rrjetë. Pesë minuta më pas erdhi edhe dyfishimi.
Në pjesën e dytë veterani Goran Pandev fitoi një penallti në minutën e 57-të dhe nga pika e bardhë iu vendos Ezgjan Alioski.
29-vjeçari shqiptar i Leeds United, gaboi në momentin e parë, por përfitoi nga topi i rikthyer dhe tundi rrjetën. Maqedonia e Veriut mori zemër, por shansin më të mirë e patën ukrainasit në gjashtë minuta nga fundi. Penallti për ekipin lindor, por tjetër gafë. Lojtari i Atalantës, Ruslan Malinovsky nuk ia doli të thyejë portierin Stole Dimitrievski të Rayo Vallecano.
/Priza.al/