“Euro 2020”/ Zvicra përballet sot me Spanjën, publikohen formacionet zyrtare

Këtë të premte do të nisin çerekfinalet e “Euro 2020” me sfidën midis Zvicrës dhe Spanjës, e cila do të nisë në orën 18:00. Trajnerët e të dyja përfaqësuesve kanë zgjedhur lojtarët që do të hedhin në fushë. Zviceranët, që vijnë pas një fitoreje befasuese ndaj Francës, do të luajnë me këtë formacion:

Zvicra: Sommer; Elvedi, Akanji, Rodríguez; Ëidmer, Freuler, Zakaria, Zuber; Shaqiri; Embolo, Seferovic”.
Mungesa e madhe për zviceranët është shqiptari, Granit Xhaka, i cili do të mungojë për shkak të kartonëve. Ndërsa shiriti i kapitenit për këtë ndeshje, i ka kaluar një tjetër shqiptari, Xherdan Shaqirit.

Nga krahu tjetër, Spanja, e cila fitoi në kohën shtesë ndaj Kroacisë, do të hedhë në fushë, formacionin që është paraqitur dhe ne ndeshjet e tjera. Sulmi do të përbëhet nga Ferran Torres, Morata dhe Sarabia.

Spanja: Unai Simón; Azpilicueta, Pau Torres, Laporte, Jordi Alba; Koke, Busquets, Pedri; Ferrán Torres, Morata, Sarabia.
Vlen për t’u përmendur, se në orën 21:00 do të luhet sfida mes Italisë dhe Belgjikës, ku do të përcaktohet se cila nga ekipet do të shkojë në fazën e gjysmëfinales së kompeticionit prestigjioz.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *