“EURO 2024″/ Fillon shorteu, Kombëtarja shqiptare mëson kundërshtarët, ja grupi i plotë

“Euro2016” është kujtimi më i bukur i Shqipërisë, arritja më e madhe futbollistike, ku për herë të parë siguruam një biletë në një turne madhor. Askush nuk dëshiron të ndalet këtu, kuqezinjtë kërkojnë të përsërisin historinë, kërkojnë me çdo kusht të jenë pjesë e “Euro2024”, një objektiv fiks ky i FSHF-ës.

Si kurrë më parë në vitet e fundit, Kombëtarja ka një brez fantastik lojtarësh, për këtë arsye i vetmi objektiv që përmbush egon e ambientit kuqezi është kualifikimi për në “Euro2024”. Në Frankfurt, në këto momente, po hidhet shorti për kualifikueset e “Euro2024”, Shqipëria po njeh rivalët e tyre në këtë rrugëtim. Kuqezinjtë bëjnë pjesë në vazon e tretë së bashku me përfaqësuese si Ukraina, Suedia, Islanda, Norvegjia, Rumania, Mali i Zi, Irlanda, Norvegjia, Armenia.

Shqipëria buzëqesh, shmang rivalët “big”, teksa golat e përballën me Poloninë, Republikën Ceke. Polonia e Robert Lewandowski ishin rivalët e Shqipërisë edhe në kualifikueset e Botërorit.

GRUPI E
Poloni
Republika Çeke
Shqipëri
Ishujt Faroe
Moldavia

GRUPI E
POLONI
CEKI
SHQIPERI

GRUPI A
Spanjë
Skoci

Grupi B
Holandë
Francë

Grupi C
Itali
Angli

Ora 12:10 – Demetrio Albertini dhe Xhanluka Zambrota sjellin në sallë trofeun e Europianit që u fitua nga Italia në verën e vitit 2021.

Ora 12:00 Nis ceremonia në Festhalle në Frankfurt dhe gjithçka me një performancë të këngëtares gjermane Lena.

Si funksionon shorti?

Italia, Kroacia, Holanda dhe Spanja, skuadrat fituese të grupeve të Ligës A të Nations League, do të jenë koka grupi (me nga gjashtë skuadra) në grupet A, B, C dhe D. Në grupet me gjashtë skuadra do të jenë gjithashtu kokë serie vendet e dyta në Ligën A dhe të tretat më të mira.

Për arsye politike, nuk mund të bien në të njëjtin grup: Armenia me Azerbaixhanin, Bjellorusia me Ukrainën, Gjibraltari me Spanjën, Kosova me Bosnjë Hercegovinën dhe Kosova me Serbinë.

Në secilin grup mund të përfshihen maksimumi dy skuadra që përfaqësojnë vende me rrezik të lartë ose mesatar të kushteve të motit në dimër (Bjellorusia, Estonia, Ishujt Faroe, Finlanda, Islanda, Letonia, Lituania, Norvegjia).

Një maksimum prej dy ekipesh të identifikuara me distanca të largëta udhëtimi drejt vendeve të tjera mund të vendosen në secilin grup (Azerbajxhani me Gjibraltarin, Islandën, Portugalinë; Islanda me Armeninë, Qipron, Gjeorgjinë, Izraelin; Kazakistani me Andorrën, Anglinë, Ishujt Faroe, Francën, Gjibraltarin, Islandën, Maltën, Irlandën e Veriut, Portugalinë, Republikën e Irlandës, Skocinë, Spanjën dhe Uellsin).

Shqipëria është e vendosur në Vazon 3, së bashku me Ukrainën, Suedinë, Islandën, Norvegjinë, Rumaninë, Malin e Zi, Irlandën, Norvegjinë dhe Armeninë, që do të thotë se nuk mund të shortohet në të njëjtin grup me këto përfaqësuese. Por ekziston mundësia që kuqezinjtë të bien në të njëjtin grup me dardanët, që janë të vendosur në Vazon 4. Kosova shmang përfshirjen në të njëjtin grup me skuadra të tilla si: Gjeorgjia, Greqia, Kazakistani, Turqia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Ishujt Faroe, Azerbajxhani, Luksemburgu.

Vazoja e Ligës së Kombeve (koka grupi A, B, C dhe D): Kroacia. Italia, Holanda, Spanja

Vazo 1: Belgjikë, Danimarkë, Portugali, Poloni, Hungari, Zvicër.

Vazo 2: Austria, Franca, Uellsi, Anglia, Republika Çeke, Serbia, Skocia, Finlanda, Izraeli, Bosnja dhe Hercegovina.

Vazo 3: Ukraina, Suedia, Islanda, Norvegjia, Rumania, Shqipëria, Mali i Zi, Irlanda, Norvegjia, Armenia.

Vazo 4: Gjeorgjia, Greqia, Kazakistani, Turqia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Ishujt Faroe, Kosova, Azerbajxhani, Luksemburgu.

Vazo 5: Estonia, Letonia, Malta, Qipro, Irlanda e Veriut, Sllovakia, Lituania, Gjibraltari, Bjellorusia, Moldavia

Vazo 6: Lihteinshtajni, San Marino, Andorra.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *