Monedha europiane euro vazhdon zhvlerësimin ndaj lekut. Një euro sot këmbehet me 112.6 lekë, niveli më i ulët i regjistruar që prej vitit 2002.
Në këtë situatë kanë ndikuar rritja e remitancave, turistët, investimet e huaja, si dhe paratë informale, por që në këtë rast janë të pamatshme.
Kjo ka bërë që qarkullimi i euros në tregun tonë të rritet ndjeshëm, por nga ana tjetër edhe leku është forcuar. Sakaq, përkundrejt euros, dollari amerikan dhe paundi britanik vazhdojnë të rriten.