Euro ‘barazohet’ me lekun, arrin minimumin historik

Euro vijon të këmbehet në nivelin më të ulët historik të saj. Nëse para një muaji këmbehej në tregun valutor me 120 Lekë, aktualisht ka zbritur në 116.4 Lekë.

Priza.al ju sjell në vëmendje këmbimin valutor për të gjitha monedhat, të cilat po ashtu kanë pësuar rënie:

  • Paundi britanik sot blihet me 135.8 lekë dhe shitet me 137.3 lekë;
  • Franga zvicerane këmbehet në blerje me 117.5 lekë, ndërsa në shitje 118.7 lekë;
  • Dollari kanadez në blerje ku këmbehej me 87.3 lekë dhe në shitje me 8 lekë.

Sezoni turistik si edhe deklaratat për amnistinë fiskale duket se janë ndikuesit kryesore në këtë kurs kembimi të monedhës tonë me euron dhe dollarin.

Sinjalet nga tregu i pasurive të paluajtshme janë të forta se gjatë javëve të fundit ka patur një fluks të madh të shitjeve për shkak të sasisë së madhe të valutës që po qarkullon në vend. Ky kurs këmbi favorizon të gjithë ata që kanë kredi në monedhën europiane dhe të ardhurat në lekë si edhe importuesit, ndërkohë që dezavantazhon eksportuesit dhe ata që kanë të ardhurat në euro.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *