Euro ra afër nivelit më të ulët 16-mujor pasi shqetësimet për ndikimin e kufizimeve të reja të koronavirusit në Evropë po rriten. Austria ka nisur një bllokim të plotë dhe Gjermania kërkon të ndjekë shembullin.
Kancelarja gjermane Angela Merkel u ka thënë zyrtarëve të partisë se masat e marra për të frenuar përhapjen e koronavirusit në ekonominë më të madhe të Evropës janë të pamjaftueshme dhe se nevojiten veprime më të forta.
Austria ndërkohë ka nisur bllokimin e saj të katërt, i pari që u zbatua që kur vaksinat u bënë gjerësisht të disponueshme, duke mbyllur tregjet, baret, kafenetë dhe teatrot e Krishtlindjeve.
Euro ra me 0,2% në 1,1275 dollarë pranë nivelit më të ulët 16-mujor, në të cilin ra të premten, kur Austria njoftoi bllokimin.
/Priza.al/