Tre shqiptarë kanë vënë në prangat e policisë Greke ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Mësohet se ata janë kapur me një sasi të madhe droge si dhe armë me vete.
Policia greke kishte siguruar informacion se një grup shqiptarësh posedonin sasi të mëdha droge me qëllim shitjen e saj në Athinë.
Gjatë kontrollit të një banese në rrugën “Metanaston” në Vari të Athinës, janë gjetur dhe sekuestruar 25 kilogramë marijuanë, 1 kilogram hashash çokollate, 200 gramë vaj hashashi, 1 pistoletë “Beretta”, 92 fishekë, 68 mijë e 430 euro, 4 peshore elektronike, 3 celularë ndërkohë që është sekuestruar edhe 1 automjet.
Në pranga kanë rënë babë e bir, Memisha Memaj e Petraq Memaj nga Vlora, respektivisht 59 dhe 33 vjeç. Gjatë kontrollit të një tjetër banese në rrugën “Navarkou Botsi” në Peristeri të Athinës, që posedohej nga bashkëpunëtori i tyre, Juljan Cami 27 vjec, u gjetën dhe sekuestruan 48 gram kokainë dhe 60 gram marijuanë.
Menjëherë u arrestua edhe 27-vjecari. Nga hetimet ka rezultuar përfshirja edhe e shtetasi Stavro Memaj 30 vjeç, djali tjetër i Memishës. 30-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia greke