Euro kap nivelin më të ulët që prej vitit 2008, ja me sa këmbehet

Euro ka prekur nivelet më të ulëta që prej vitit 2008 në Shqipëri, kur monedha këmbehej me 119.24 lek në bursë, në muajin gusht të përpara 14 viteve.

Ndërsa sot në treg euro kap vlerën e 119.27 lekëve, duke kapur nivele minimale të padëgjuara në dekadën e fundit, ku nuk ka pasur as rënie nën 120 lekëve. Shkak për këtë të fundit, mësohet të jetë bërë oferta e Euro-s në treg, e cila paraqitet e lartë. Por edhe se sezoni veror ka sjellë një qarkullim të madh të valutës kryesore evropiane.

Me një sezon veror, i cili pritet të sjellë edhe më shumë turistë në Shqipëri, zhvlerësimi i euros mesa duket do vijojë të favorizohet më tej, si dhe pritet të ketë impakt të fortë në ekonominë shqiptare, nëse vijon zhvlerësimi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *