Euro vijon të këmbehet në nivelin më të ulët historik të saj. Nëse para një muaji këmbehej në tregun valutor me 120 Lekë, aktualisht ka zbritur në 118 Lekë.
Priza.al ju sjell në vëmendje këmbimin valutor për të gjitha monedhat, të cilat po ashtu kanë pësuar rënie:
- Dollari amerikan blihet me 113.2 Lekë dhe shitet me 114.2 Lekë;
- Euro blihet me 118.7 Lekë dhe shitet me 119.3 Lekë;
- Paundi britanik blihet me 136.8 Lekë dhe shitet me 138.5 Lekë;
- Franga zviceriane blihet me 117.8 Lekë dhe shitet me 119 Lekë;
- Dollari kanadez blihet me 87.1 Lekë dhe blihet me 88.8 Lekë.