Euro vijon të këmbehet në nivelin më të ulët historik të saj. Nëse para një muaji këmbehej në tregun valutor me 120 Lekë, aktualisht ka zbritur në 117.3 Lekë.
Priza.al ju sjell në vëmendje këmbimin valutor për të gjitha monedhat, të cilat po ashtu kanë pësuar rënie:
- Dollari amerikan blihet me 114. Lekë dhe shitet me 115.2 Lekë, ndërsa një ditë më parë blihej me 116.7 Lekë dhe shitej me 114.8 Lekë;
- Paundi britanik sot blihet me 136.3 Lekë, ndërsa një ditë më parë me 136.5 Lekë, shitet me 137.8 Lekë, ndryshe nga një ditë më parë kur shitej me 138 Lekë;
- Franga zvicerane në blerje nuk ka ndryshim me një ditë më parë. Këmbehet me 117 Lekë, ndërsa në shitje ndryshon nga 118 Lekë që ishte një ditë më parë, sot këmbehet me 118.1 Lekë;
- Edhe Dollari kanadez në blerje sot nuk ka ndryshim me një ditë më parë, ku këmbehej me 87.8 Lekë. Ndërsa në shitje, dje blihej me 89.3 lekë dhe sot ka një rritje të lehtë me 89.5 Lekë.