Euro shënon rënie në nivele historike, ja me sa këmbehet në treg

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro ra sot në nivelin e 112.83 lekëve, duke humbur më shumë se një pikë krahasuar me ditën e martë. Që nga fillimi i muajit dhjetor, kursi i këmbimi Euro-Lek ka rënë me 3.45%.

Sipas agjentëve të tregut, këtë javë vërehet një rritje e mëtejshme e ofertës valutore në treg, për shkak të sezonit festiv, tendencë kjo pak a shumë e zakonshme që lidhet me turizmin hyrës dhe kthimin e emigrantëve për festat e fundvitit.

Përtej faktorëve të matshëm nga statistikat zyrtare, besohet se prurjet e mëdha informale kanë një kontribut të rëndësishëm në zhvlerësimin e Euros ndaj Lekut.

Eksportuesit dhe sektori i fasonerisë kanë pësuar një goditje të ndjeshme nga zhvlerësimi i Euros këtë vit. Gjithashtu, familjet shqiptare që kanë një varësi të lartë nga remitancat gjithashtu po ndikohen negativisht nga kjo rënie.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *