‘EURO2020’ përplas në distancë trajnerët/ Mourinho ‘i thur lavde’ Francës, Dechamps i kthen përgjigjen ‘epike’

Bota e futbollit po pushtohet nga ethet e “Euro2020”, kur na ndajnë vetëm pak ditë nga starti.

Në një intervistë për “The Sun”, trajneri i Romës Jose Mourinho u shpreh i bindur se favorit absolut është Franca.

“Duhet të fitojnë, në të kundërt do të jetë një europian i dështuar”, theksoi Mourinho.

Kjo deklaratë e “special one” nuk i ka lënë një shije të mirë trajnerit Deschamps i cili nuk nguroi ti kthejë një përgjigje epike:

“Unë mendoja të njëjtën gjë për skuadrën e Jose, Tottenham, por gjërat nuk shkuan ashtu siç parashikohej”, u shpreh Deschamps në një intervistë për “Telefoot”.

Mourinho shkoi edhe më tej në deklaratën e tij duke shpjeguar arsyet pse Franca shihet favorite në sytë e tij.

“Ata mund të hedhin në fushë një skuadër A, një skuadër B dhe një skuadër C, në këto momente kanë një numër shumë të madh lojtarësh me nivel të jashtëzakonshëm”, përfundoi Mourinho.

Favorit në “Euro2020”, Franca përplas Mourinho me Deschamps, thumbime në distancë - Balkanweb.com - News24

“Sigurisht, kemi një skuadër me një potencial të rëndësishëm ofensiv por nuk është vetëm kjo, duhet të gjejmë ekuilibra. Po, është e vërtetë, jemi favoritë pasi prezantohemi si kampion bote. Nuk ka të bëjë fare me presion, ky është realiteti, nuk kam ndërmend ti shmangem këtij diskutimi”, u shpreh ndër të tjera trajneri i Francës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *