Eurodeputeti Nikos Androulakis, lideri i socialistëve grekë. Mundi Papandreun në zgjedhjet e djeshme në PASOK  

Grupi i tretë më i madh i Greqisë në parlament, të dielën zgjodhi një ligjvënës të Parlamentit Evropian, si udhëheqësin e tij të ri. Nikos Androulakis, mundi ish-kryeministrin Jorgo Papandreu, për të udhëhequr “Lëvizjen për Ndryshim”, një koalicion socialist.

Rezultatet e pjesshme pak para orës 21:00 e treguan 42-vjeçarin Androulakis me 68.4% të votave krahasuar me 31.6% për 69-vjeçarin Papandreu. Papandreu e telefonoi rivalin e tij për ta uruar.

Androulakis, një inxhinier ndërtimi, e filloi karrierën e tij politike si drejtues i krahut rinor të Lëvizjes Socialiste Panhelene ose “PASOK”, një nga partitë në “Lëvizjen për Ndryshim”.

Me 22 ligjvënës në parlamentin grek prej 300 anëtarësh, “Lëvizja për Ndryshim” është grupimi i tretë më i madh politik i Greqisë, pas “Demokracisë së Re” në pushtet dhe “SYRIZA”-s së krahut të majtë.

Ajo fitoi 8.1% të votave në zgjedhjet e fundit kombëtare të Greqisë, në korrik 2019. PASOK-u socialist, drejtoi Greqinë nga 1981-‘89, 1993-2004, 2009-‘11 dhe 2011-’15, katër vitet e fundit në koalicion me “Demokracinë e Re”.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *