Eurodeputetja ngre alarmin: Trazirat në Maqedoninë e Veriut do të përdoren nga Rusia

Eurodeputetja dhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka ngritur shqetësimin se protestat e dhunshme në Maqedoninë e Veriut mund të përhapen dhe në Mal të Zi.

Në një statusi në Tëitter ajo shkruan se këto protesta mund të përdoren nga aktorë të tjerë të huaj si dhe nga Rusia.

E kjo ndodh për shkak të dështimit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Kur Shtetet Anëtare të #BE dështojnë të japin shpërblim të prekshëm për qeveritë progresive në Ballkanin Perëndimor, ne kemi trazira në Maqedoninë e Veriut dhe potencialisht Mal të Zi që mund të shfrytëzohen nga Rusia dhe aktorë të tjerë të huaj.

Ka ardhur koha që Bashkimi Europian të kuptojnë dhe të përshpejtojnë veprimet e tyre”, shkroi Viola von Cramon

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *