“Në më pak se 50 orë, votimet do të hapen. Por ka shumë njerëz që gjithmonë marrin vendimin se çfarë të votojnë në minutën e fundit. Prandaj, ne të gjithë jemi thirrur përsëri t’i përdorim këto orë së bashku për të fituar zgjedhjet, ” theksoi ajo në takimin e fundit zyrtar të përbashkët parazgjedhor të CDU dhe CSU në Mynih.

Merkel kujtoi ribashkimin gjerman, duke e lidhur atë me zgjedhjet.

”Kancelari i mëvonshëm i Partisë Social Demokratike SPD, Gerhard Schroeder, dikur tha për euron se ishte një lindje e parakohshme. Por ministri i atëhershëm i financave Theo Weigel dhe kancelari Helmut Kohl ishin në favor të euros. Kjo ishte e drejtë me të gjitha problemet që kishim për ta mbajtur Evropën të bashkuar,” tha Kancelarja Merkel.

/Priza.al/