Europa e zhytur në valën e pazakontë të të nxehtit

Pjesë të Evropës Perëndimore po përjetojnë një  nxehtësi ekstreme këtë fundjavë si pasojë e një vale ajri përvëlues që është zhvendosur në veri nga Afrika.

Temperaturat si në Spanjë në Francë ashtu edhe ashtu edhe në Gjermani kanë thyer rekorde, duke ushtruar presion mbi spitalet dhe rrjetet e energjisë.

Zyrtarët francezë parashikojnë se disa zona do të arrijnë 42C.

Shkencëtarët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike po i bëjnë periudhat e goditjeve intensive të nxehtësisë më të shpeshta dhe më herët gjatë vitit duke i bërë atë të vështira për ti përballuar.

Franca po përjeton valën më të hershme të të nxehtit të regjistruar në vend që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1947, tha agjencia e saj meteorologjike.

Fermerët në Itali paralajmëruan për ndikimin e thatësirës në të korrat e tyre, me nivelet e ujit në lumin “Po“ në rënie me gati tre të katërtat krahasuar me mesataret sezonale. Në Spanjë, zjarrfikësit luftuan flakët e pyjeve në Katalonjë.

Ngjarjet publike në natyrë janë ndaluar në një zonë të Francës.

Koncertet dhe tubimet e mëdha publike janë anuluar në departamentin Gironde rreth Bordeaux.

Edhe në Gjermani temperaturat arritën sot deri në 38 gradë që është e pazakontë jo vetëm për vendin por edhe për muajin qershor.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *