Sevilla është fituese e Europa League për edicionin 2022-23. Spanjollët mundën Romën në finalen e Budapestit, me “Puskas Arena”, për të dërguar Sevillan te trofeu i shtatë i Europa League. Portieri Bono ishte hero te Sevilla, ndërsa Mancini humbi një nga tre penalltitë e italianëve.
Ndeshja u zhbllokua nga Dybala në të 35 minutë. Pas asistit të Mancinit, argjentinasi i vetëm përballë portierit Bono dërgoi në “qiellin e shtatë” italianët. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, teksa skuadrat freskuan idetë dhe u futën me grintë në fushë pas pushimit.
Në 45 minutat e dyta, Sevilla u tregua më kërkuese dhe barazoi shpejt. Në të 55 minutë do duhej autogoli i Mancinit që ndeshja të shkonte në shtesë.
Edhe pse në dy pjesë me 15 minuta, skuadrat nuk prodhuan gola, duke iu drejtuar pikës së bardhë të penalltive.
Për Sevillan shënuan Ocampos, Lamela, Rakitic dhe Montiel, ndërsa te Roma shënoi Cristante dhe gabuan Mancini dhe Ibanez. Me rezutatin 4-1 nga penalltitë, Sevilla fiton trofeun e Europa League.