Liga Europiane e futbollit ndryshe nga vitet e kaluara këtë sezon është organizuar nga ekipe të mëdha. Etapa e çerekfinales do të prezantohet nga sfida interesante. Manchester United starton kundër ekipit te Sevilla-s e cila duket si një përballje e barabartë në letër, duke konsideruar formën aktuale të United dhe paraqitjeve të fundit të Spanjollëve.
Zonja e Vjetër (Juventus) do të përballet me Sporting Lisbon. E barabartë duket edhe kjo ndeshje pasi Juventus duke qenë një ekip me eksperiencë në arenën ndërkombëtare të futbollit pret Sportingun. Ekipi Portugez ka treguar një formë të jashtëzakonshme në ndeshjen ndaj Arsenal.
Dueli i finales së Conference League luajtur vitin e kaluar në Tiranë mes Roma-Feynord zhvendoset në çerekfinalet e Europa League. Ekipi i Feynord me anë te kësaj sfide synon jo vetëm kualifikimin për në raundin tjetër por dhe hakmarrjen e vitit të kaluar. Ky synim përplaset me ambicjet e Murinjos i cili kërkon ta mbyllë sezonin me të paktën një trofe.
Më favorit nga këto ndarje pritet të jetë ekipi i Bayern Levercusen kundrejt Belgëve të Real Union, pasi ndeshja e raundit të parë pritet të zhvillohet në Gjermani.