Europa ‘lëngon’ prej disa ditësh/ Turqia, Greqia dhe Italia luftojnë me zjarrin ndërkohë mijëra forca zjarrfikëset ndodhen në terren

Prej disa ditësh, duket se Europa po ‘lëngon’ nga zjarret që kanë përfshirë pothuajse qytetet kryesore të cilat po kalojnë një periudhë shumë të vështirë. Si për ironi të fatit, edhe qytetet të cilat nuk kanë pasur probleme me zjarret, janë përmbytur duke regjistruar edhe bilance tragjike në njerëz.

Sot është shënuar dita e gjashtë që Turqia po lufton me flakët të cilat pothuajse kanë shkatërruar vende të tëra. Flakët kanë shkaktuar 8 viktima dhe rreth 10.000 të tjerë janë evakuuar nga zonat ku banonin.

Një tjetër vend që po lufton me flakët ditët e fundit është edhe Italia. Jugu i vendit është përfshirë nga flakët që fatmirësisht deri më tani nuk kanë shkaktuar dëme njerëzore. Më të rrezikuara janë zona e Pescara-s, zona e Pulias dhe Molise. Janë evakuuar 800 persona dhe janë djegur mijëra hektarë toke të cilat nuk janë llogaritur saktësisht.

Edhe Greqia po përballet me vatra të mëdha zjarri, ku vendi është ‘goditur’ nga vala më ‘famëkeqe’ e nxehtësisë që prej vitin 1987. Fatmirësisht as në Greqi nuk ka pasur dëme njerëzore por janë shkrumbuar sasi të mëdha pyjesh dhe mbi 3 mijë hektarë toke.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *