Mijëra zjarrfikës po vazhdojnë të luftojnë me zjarret në Portugali, Spanjë dhe Francës pasi vala e të nxehtit nuk ka asnjë shenjë përmirësimi. Në Portugalinë veriore një pilot vdiq pasi avioni që ai po drejtonte për shuarjen e zjarrit u rrëzua në zonën Foz Coa, pranë kufirit spanjoll.
Autoritetet portugeze thonë se të paktën 238 persona kanë vdekur nga të nxehtit gjatë javës së kaluar. Zjarret po shkatërrojnë zonat e rajonit jugperëndimor të Francës, Gironde, ku mbi 12,000 njerëz janë evakuuar, shkruan BBC.
Vitet e fundit valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta, më intensive dhe zgjasin më gjatë për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga dora e njeriut.
Shërbimi francez i motit ka paarashikuar temperatura deri në 41 gradë në pjesë të jugut të vendit të dielën dhe të hënë parashikohen rekord të tjera të të nxehtit.
Të shtunën në orët e vona Franca vendosi 22 departamente të tjera rajonale, kryesisht përgjatë bregut të Atlantikut në alarm portokall.
Një banor në Francës juperëndimore i përshkroi zjarret në pyje si një ndjesi post apokaliptike.
Ndërkohë në Alpe alpinistëve u kërkohet të shtyjnë udhëtimet e tyre në Mont Blanc për shkak të rrezikut të rënies së shkëmbinjve të shkaktuar nga “kushtet e jashtëzakonshme klimatike”.
Që nga e marta, temperaturat janë rritur në 47 gradë celcius në Portugali dhe mbi 40 gradë celcius në Spanjë.
Parashikuesit portugez të motit thonë se temperaturat do të vazhdojnë të lëvizin mbi 40 gradë Celsius përpara se të bien javën e ardhshme.