Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk ka dhënë shumë detaje lidhur me protestën e 6 dhjetorit që do të zhvillohet në të njëjtën ditë me samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë.
Në konferencën e tij të përjavshme, Berisha kishte pas tij sloganin që do të përdoret më 6 dhjetor: Europe is the right way, not the Rama way.
Fjali që në shqip do të thotë: Europa është rruga e duhur, jo rruga e Ramës.
E gjitha është shkruar në anglisht, me qëllimin për t’u kuptuar nga të gjithë ndërkombëtarët!