Europoli ka dhënë alarmin në lidhje me çështjet e furnizimit me armë të BE-së drejt Ukrainës, pasi frikësohet se në një plan afatgjatë ato mund të bien në duar të gabuara.
“Një kohë lufta do të marrë fund. Ne duam që të pengojmë një situatë si para 30 vjetësh në luftën e Ballkanit. Armët nga kjo luftë ende edhe sot përdoren nga grupet kriminale”, tha drejtoresha e Europol, Catherine De Bolle në intervistë me gazetën gjermane “Ëelt am Sonntag”.
Për këtë arsye, po planifikohet krijimi i një grupi ndërkombëtar i cili të zhvillojë strategji për të vepruar në këtë situatë si ajo e luftës në Ukrainë. Nga ana tjetër Europol vëren edhe aktivitete të fshehta lëvizjeje mes Ukrainës dhe BE të personave të njohur terroristë, ekstremistë dhe të gatshëm për dhunë, është shprehur De Bollte. “Situata është tepër dinamike dhe e fragmentarizuar, dhe ne marrim shifra të ndryshme nga partnerët europianë”, ka thënë drejtoresha e policisë europiane.Aktualisht Europol ka regjistruar edhe një rritje të sulmeve kibernetike në kontekstin e luftës në Ukrainë. Europol po ashtu ka paralajmëruar nga rritje e ndjeshme e dhunës në rrugët europiane. Drejtoresha e Europol në bisedë me “Ëelt am Sonntag bën fjalë për një “nivel të dhunës në rrugët europiane, që nuk e kemi parë kurrë më parë. Deri tani e dinim këtë nga Amerika Latine”, është shprehur ajo.