Albina dhe Familja Kelmendi me këngën “Duaje” u kualifikuan në finalen e Eurovision 2023 që po zhvillohet në Liverpool të Anglisë.
Perfomanca e këngëtares shqiptare mahniti skenën e Liverpool, ndërsa nuk munguan duartrokitjet e spektatorëve për interpretimin elektrizues. Këngëtarja Albina dhe Familja Kelmendi zgjodhën ngjyrat e kombit që përfaqësojnë për t’i shpalosur në Eurovision 2023 që përveç mesazhit të këngës për një familje të bashkuar.
Finalja e Madhe e Eurovision do të zhvillohet të shtunën më 13 maj në orën 20:00.