Eurovision/ Këngëtari bën veprimin e papritur në skenë (Video)

Mbrëmjen e djeshme në Torino ku u zhvillua nata e dytë gjysmëfinale e Eurovisionit. Gjatë performancës së këngëtarit të San Marinos, Lauro De Marinis nuk kanë munguar puthjet. Por ato i shkëmbeu me kitaristin e tij.

Në një moment teksa këndonte dhe kërcente në mënyrë sensuale ai u afrua dhe puthi kitaristin e tij, duke kënduar më pas vargjet: Love is love! (Dashuria është dashuri)

Këtë vit, këngëtari që përfaqëson San Marinon me këngën e tij Stripper, kishte zgjedhur edhe një veshje tejet provokative, i mbuluar i gjithi me dantellë të tejdukshme. Këtë gjysmëfinale, janë kualifikuar: Belgjika, Çekia, Azerbajxhani, Polonia, Finlanda, Estonia, Australia, Suedia, Rumania dhe Serbia.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *