Eurovizion/ Të huajt të fiksuar me këngën shqiptare

Fansat e Eurovisionit janë sot në ethe pasi mbahet finalja e edicionit të 67 të Eurovision Song Contest.

Pjesë e finales është edhe Shqipëria, e cila u kualifikua e para me këngën “Duje” nga Albina dhe Familja Kelmendi të cilët ndezën skenën në natën e gjysmë finales. Ata dhuruan shumë energji dhe adrenalinë me këngën e tyre “Duje” në gjuhën shqipe në Liverpool.

Njerëzit vlerësuan kryesisht motivet tradicionale, vokalin e Albinës dhe sinkronizimin e zërave të anëtarëve të familjes Kelmendi. Në Instagram, TikTok apo Youtube postimet për Shqipërinë arritën miliona kilime duke kryesuar.

Liverpool është këtë vit mikpritës i Eurovizionit në vend të Ukrainës, që megjithëse fituese në 2022-n për shkak të luftës nuk e zhvillon festivalin e këngës. Shqipëria pjesëmarrëse në finale del në skenë e 10-ta natën e së shtunës me një këngë etno-pop që i kaloi dy pengesat, gjysmëfinalet e para, kënduar nga Albina dhe Familja Kelmendi.

Gjysmëfinalja e dytë e Eurovision Song Contest ishte në tërësi më e qetë se e para. Në një kohë që të martën gati në secilën këngë-performancë kishte “act party”, të enjten dolën më shumë solistë në skenë pa bujë, të mbështetur vetëm nga efektet e dritave.

37 vende shkuan në Liverpool për një nga showt më të mëdhenj të muzikës në botë. Motoja e këtij viti “United by music” – edhe skena simbolizon një përqafim.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *