Eva Alikaj përqesh fëmijët e komunitetit rom: Kam kapur gamë të çdo shtrese

Aktorja e njohur Eva Alikaj ishte konkurrentja e cila qëndroi më pak në shtëpinë e “Big Brother VIP”, por rrugëtimi i saj ishte shumë i zhurshëm. Aktorja u eliminua vetëm pak ditë pas qëndrimit në ‘BBV’ pas një debati të ashpër me fituesin, Luizin.

Kujtojmë se ajo kërcënoi Luizin duke përdorur terma që s’lejoheshin.

“Ta çaj kafkën”, iu drejtua aktorja Luizit, një frazë e cila çoi në marrjen e vendimit nga Vëllai i Madh.

Tashmë që kjo eksperiencë ka përfunduar, aktorja i është rikthyer jetës aktive. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ka ndodhur me fëmijët e komunitetit rom.

Mënyra se si Eva i ka imituar nuk duket aspak e këndshme dhe video po komentohet mjaft ashpër në rrjetet sociale.

“Dy rom të vegjël thash se po më kërkonin ndonjë lek. Më thanë ishe shumë e keqe”, thotë Eva Alikaj duke i përqeshur.

 

Pamjet janë bërë virale në rrjet.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *