Alma Qevani u vra me sëpatë nga kunati i saj Tefik Tashi dy ditë më parë në Elbasan. Në emisionin “Me Zemër të Hapur”, gruaja e Tefik Tashit, Eva ka hedhur poshtë deklaratat se mes tyre ka pasur lidhje mes tyre.
“Nuk është aspak e vërtetë që ka pasur lidhje intime mes tyre. Nuk është e vërtetë që e ka bullizuar apo sharë. Ai ka sharë Almën gjatë sherrit edhe pse Alma nuk i ka kthyer asnjë përgjigje”, ka treguar ajo.
Ajo ka treguar se Tefiku ishte revoltuar se nuk i kishte hapur telefonin dhe se i kishte qëlluar me shpullë.
“Ai i gjuajti me shpullë dhe më pas nxori sëpatën. E kishte fshehur në triko”, rrëfeu ajo.